​Ja disa nga vetitë kuruese të lëkurës së limonit

0

Sigurisht ju jeni të vetëdijshëm për faktin se pak limon me ujë mund t’ju japë një numër të lartë përfitimesh shëndetësore. Kjo përzierje ju ndihmon të shpejtoni metabolizmin dhe ndihmon në tretje, ndër të tjera. Megjithatë, nuk e dini se nuk është vetëm lëngu i limonit efektiv por edhe lëkura e tij. Ajo mund t’ju japë përfitime mbresëlënëse shëndetësore.

Ky agrum është jashtëzakonisht i dobishëm për trajtimin e problemeve të shumta shëndetësore duke përfshirë infeksionet e fytit, kapsllëku, problemet me dhëmbë, gjakderdhjet e brendshme, reumatizmin, djegiet, obezitetin, çrregullimet e frymëmarrjes dhe presionin e lartë të gjakut. Limoni mund të përdoret gjithashtu për të përmirësuar lëkurën dhe cilësinë e flokëve.

Limonët po ashtu janë një “depo” e vërtetë e vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë vitaminën C, A, B1, B6, magnezin, pektinin, acidin folik, fosforin, kalciumin, dhe kaliumin. Ndonëse shumica e njerëzve mendojnë se përfitimet e limonit vijnë nga lëngu i tij, e vërteta është se lëkura e limonit është ajo që ofron më shumë benefite për organizmin e njeriut.

Lëvorja e limonit është anibakteriale që në fakt ndihmon dhimbjen e nyjeve. Janë vajrat që gjenden në lëvoren e  limonit që ndihmojnë relaksimin e enëve të gjakut dhe për të siguruar një efekt anti-inflamator, e cila ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve nervore. Më poshtë janë dy receta për të larguar dhimbjen e nyjeve duke përdorur lëkurën e limonit.

1. Grini lëvorën e limonit me kujdes, duke e larguar pjesën e brendshme të bardhë. Vendoseni atë në pjesën ku keni dhimbje dhe në mënyrë të lehtë masazhoni vendin. Më pas atë që keni grirë, vendoseni në atë pjesë dhe lidheni me fashë dhe lëreni të qëndrojë për dy orë.

2. Pasi qëroni dy limonë organikë, vendoseni lëvorën e limonit në nja kavanoz. Shtoni vaj ulliri. Mbylleni kavanozin dhe lëreni të qëndrojë ashtu për dy orë. Më pas, me atë përzierje masazhoni vendin ku keni dhimbje. Lidheni me një gazë dhe lëreni të veprojë gjatë natës.