17 shkurti afati i fundit për regjistrim për zgjedhjet në Podujevë (VIDEO)

0

Kanë mbetur vetëm edhe një javë kohë.

17 shkurti është afati i fundit kur subjektet politike do të aplikojnë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Podujevës, njofton Klan Kosova.

Kështu deri më këtë datë subjektet duhet të paraqesin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve për kryetar komune.

E pas këtij procesi, Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim i shqyrton të gjitha aplikimet nëse janë në pajtueshmëri me ligjin dhe paraqet në KQZ rekomandimin për certifikim ose jo.

Më pas rrjedhin afatet tjera procedurale të cilat gjithashtu KQZ i ka vendosur.