25-vjeçari që u mbyt në Kaqandoll ishte fejuar muajin e kaluar, ja mesazhi prekës nga e fejuara (Foto)

0

Granit Begu, 25 vjeçari nga Mitrovica ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme, si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit në një zonë malore të fshatit Kaçandoll të Mitrovicës.

Vdekjen e 25 vjeçarit e ka konfirmuar dhe QKUK, ndërsa rasti është iniciuar edhe në Polici dhe po hetohet si “vdekje aksidentale”.

Graniti ishte fejuar muajin e kaluar, dhe e fejuara e tij, ka postuar një mesazh prekës në facebook, përcjellë “Bota sot”.

“Ki mem mungu per gjithmonë”, ka shkruar e fejuara e Granitin.

Më poshtë gjeni fotot e të riut nga faqja e tij në Facebook, e cila është mbushur me ngushëllime pas lajmit tragjik.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/25-vjecari-qe-u-mbyt-ne-mitrovice-ishte-fejuar-muajin-e-kaluar-ja-mesazhi-prekes-nga-e-fejuara-foto-427243/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright