AAK në Podujevë i del në mbrojtje Daut Haradinajt

0

AAK dega në Podujevë ka reaguar sot lidhur me deklaratat e shefit të UNMIK’ut në Kosovë i cili ka kërkuar hetime ndaj deputetit të kësaj partie Daut Haradinaj, njofton PodujevaPRESS.

Në reagimin e kësaj partie thuhet:

Dega e AAK-s në Podujevë I del në mbështeje fjalë për fjalë deklaratës së Deputetit të Republikës së Kosovës z. Daut Haradinaj, duke kërkuar që Shefi I krijesës së mbetur UNMIK Zahir Tanin menjëhere të shpallet “Persona Non Grata” Shefi I krjese së mbetur UNMIK , dhe largimin e menjëhrshem nga Republika e Kosovës. Me çfarë të drejte ky person kërkon hetim për deklaratë politike ndaj një deputeti të zgjedhur të Republikës së kosovës. Kjo mbetje e relikt e një Misioni totalisht të dështuar, tash edhe pa mandat guxon të dalë me një deklaratë të tillë,por ku ishte ky atëhere kur i tërë aparati shtetëror serb villte vrerë e zi përplot urrejtje ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në mënyrë që të mos pranohej në UNESCO, ku ishte ky far Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, kur pinjollët e Millosheviqit si Jabllanovic fyente nënat e përsonave të zhdukur, ku ishte ky atë ditë kur Treni përplotë simbole urrejtje nisej I dirigjuar nga Beogradi, ku ishte ky, kur Kryetari shteti serb Nikoliç ,bashkëpuntori I Millosheviqit në periudhën e gjenocidit mbi popullaten civile shqiptare, thoshte që do të shkonte me të dy djemt e tij të luftonte në Kosovë. Andaj Ju Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, shkoni nga Kosova sepse nuk keni mandat t’i korigjoni se çfarë mund të flasë një deputeti i zgjedhur nga vota e lirë e qytetarëve, por para se të shkoni kërkoni falje Daut Hardinajt, kërkoni falje popllit të Kosovës, dhe mos harroni të shkoni prej KOSOVËS.

AAK-dega Podujevë