Aderojnë në PDK: Erëza Vela dhe Arjan Zeka

0

Ish -Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” Arbana Xharra ka konfirmuar aderimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu njoftohet se në të njëjtën konferencë për media PDK’së do t’i bashkohet edhe Erëza Vela dhe Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane Arjan Zeka.

Aderimi i Xharrës në partinë e Kadri Veselit do të bëhet publik edhe në një konferencë për media e cila do të mbahet në orën 14:00 në selinë e PDK-së.

Erëza Vela, e njohur më shumë për pamjen e saj, para disa ditësh njoftoi përfundimin e emisionit të saj, që shfaqej në KTV. Mysafiri i saj i fundit ishte Kadri Veseli.