Agim Veliu injoron përurimin e shqiponjës gjigante në Podujevë, shëtitet me “xhip” nëpër qytet (Foto)

0

Në 20 vjetorin e çlirimit të Podujevës janë vërejtur se ende vazhdojnë dallimet politike në këtë qytet. Teksa komuna kishte bërë publike agjenden e aktiviteteve për nder të kësaj date aty mungonte edhe aktiviteti për vendosjen e një shqiponje disa metra të lart të vendosur në dalje të qytetit, transmeton PodujevaPRESS.com

Me një agjend të lodhtë të aktiviteteve komuna e Podujevës ka shënuar 20 vjetorin e çlirimit. Kryetari i komunës së Podujevës në ora 10 ka bërë homazhe dhe vendosjen të buqetave me lule pranë shtatoreve në Sheshin “Ali Ajeti” dhe në Sheshin e Dëshmorëve, ndërsa në ora 11 ka përshëndetur nisjen e aktivitetit “Marshim me automjete të terrenit malor” ku edhe ka bërë një shetitje më këto vetura.

Por kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu gjatë kohës kur po bëhej perurimi i shqiponjës kishte vendosur të bëjë shetitje nëpër qytet me grupin i cili kishte organizuar marshimin me automjete të terrenit malor.

Në faqen e tij në facebook Agim Veliu shihen i buzëqeshur teksa po shetiste me “xhip” nëpër qytet, por nuk ka asnjë foto lidhur me shqiponjën e cila u vendos sot tek Hotel Besiana.