Agim Veliu prej 47 premtimeve, vetëm 3 të realizuara (Premtimet)

0

Instituti GAP ka publikuar në platformën online dinamikën e realizimit të premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët aktual të komunave në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në tetor dhe nëntor të vitit 2017, transmeton PodujevaPRESS.com

Sa i përket komunës së Podujevës, në zgjedhjet lokale të 2017-tes Agim Veliu ka jap 47 premtime, por i ka realizuar vetëm 3, thuhet në raportin e këtij institute.

Në raportin e publikuar thuhet se 3 premtime janë të përfunduara, 2 janë gjysmë të përmbushura, 10 janë të filluara kurse 17 nuk kanë filluar fare.

Për më shumë ky është raporti i institutit GAP për Komunën e Podujevës:

 

ARSIM

  1. Do të ofrohen kushte infrastrukturore me të mira për nxënësit.

Në lidhje me ketë premtim janë evidentuar këto zhvillime: Është rinovuar shkolla fillore në Shajkovc, shkolla fillore në Kadunishtë. Ndërsa nga projekti i BE-së ‘’Kosova e Bukur’’ Podujeva ka përfituar donacion në vlerë 118 mijë euro për rregullimin e oborrit të shkollës “Isa Boletini” në Podujevë. Është rregulluar oborri i shkollës “Isa Boletini”. Është ndërtuar objekti i ri i shkollës “Naim Frashri”. Në fshatin Halabak është ndërtuar objekti i ri i shkollës. Është inventarizuar shkolla e mesme e gjimnazit (Aleksander Xhuvani) në Podujevë si dhe janë ndërtuar dy ura në qytet mbi lumin Llap që u ka lehtësuar dhe shkurtuar nxënëseve kohen e shkuarje/ardhjes nga shkolla.

  1. Do të përkrahen në mënyrë të veçantë studentet dhe nxënësit me rezultat të mirë.

Komuna e Podujevës ka shpërndarë 111 bursa për studentë dhe 54 bursa për nxënës të dalluar të Komunës. Përfitues të bursave janë specifikuar që do të behet ndaj kuadrove deficitare, studentëve me gjendje të vështir ekonomike, studentëve nga familjet e dëshmoreve. Në të gjitha rastet është kërkuar nota mesatare mbi 8.5%. Shuma e shpenzuar në ketë kategori është 49.650 euro.

  1. Ndërtimi i objektit të ri të shkollës “Dituria” në Llapashticë

Ndërtimi i kësaj shkolle ka filluar me buxhetin e vitit 2017 në muajin korrik dhe ende nuk ka përfunduar.

  1. Ndërtimi i shkollës se re në fshatin Balloc dhe Metehi

Rezultati është zero.

  1. Ndërtimi i një aneksi të shkollës fillore në fshatin Obranq 

Rezultati është zero.

  1. Sigurimi i transportit për nxënësit brenda komunës 

Komuna ka siguruar transportin për nxënës në të gjitha relacionet ku distanca ka qenë mbi 3 km. Kjo është realizuar në gjitha relacionet, përjashtimisht nxënëseve të fshatit Kaqubeg dhe nxënëseve në relacionin Koshtunjevë – Bernicë.

BUJQËSI

  1. Do të përkrahet në mënyrë të veçantë bujqësia dhe blegtoria.

Gjatë periudhës janar – nëntor 2014 komuna e Podujevës ka subvencionuar 300 fermer me farëra gruri për mbjellje nga 1 hektarë tokë me grurë. Ky subvencion është dhanë me datë 10 nëntor 2014 dhe vlera e grurit ka qenë afro 50.000 euro. Ndërsa me 7 tetor 2014 komuna e Podujevës ka dhuruar 100 makina mjelëse. Ndërsa me datë 16 shtator komuna ka dhuruar 300 shoqëri bletësh për 60 bletarë vlera e këtij projekti kap shifrën e 30.000 eurove. Me 9 shtator komuna ka organizuar një trajnim për kultivuesit e grurit. Ndërsa me 29 maj (2014) është përuruar depoja për ruajtjen e pemëve dhe perimeve në Podujevë. Po ashtu komuna ka dhuruar serra për 15 fermer. Në muajin prill komuna ka subvencionuar 250 fermer me farëra misri, po ashtu ka shpërndarë plehra minerale për të gjithë kultivuesit e patates.

  1. Podujevën do ta bëjmë qendër referuese për kultivimin e frutave të imta si: mjedra, mana dhe dredhëza

Podujeva është shndërruar në një komunë e njohur për kultivimin e mjedrës. Llogariten rreth 35 hektarë tokë të mbjella me mjedër të cilat gjenerojnë ne vit rreth 180 ton mjedër. Komuna e Podujevës për 20 hektarë tokë gjatë periudhës janar – dhjetor ka siguruar kanalin e ujitjes në sistemin ‘pikë pikë’. Komuna ka nisur të bëjë tradicional organizimin e ditës se mjedrës (1 tetorin), aktivitet ky që vlerësohet të ndikoj pozitivisht në forcimin kultivueseve. Krahas mjedrës në Komunën e Podujevës kanë nisur të zgjerohen sipërfaqet me mbjellje të dredhëzës. Komuna e Podujevës ka ndarë 100 mijë euro nga buxheti i 2015 për zgjerimin e hapësirave për kultivimin e mjedrës.

INFRASTRUKTURË

  1. Rregullimin e infrastrukturës në të gjitha vendbanimet e Podujevës.

Në lidhje me ketë premtim janë evidentuar këto zhvillime: Është asfaltuar rruga në fshatin Batllavë dhe në fshatin Shtedim, trotuare në lagjen ‘Brigadat’, pastaj asfaltimi i rrugëve në lagjet Plakolli dhe Idrizi në fshatin Peran, asfaltimi i rrugëve në fshatin Lladoc i Poshtëm, ndërtimi i kanalizimit fekal në tri lagje të qytetit, pastaj është finalizuar ndërtimi i urave dhe zgjerimi i shtratit të lumit në Murgull dhe Repë. Është finalizuar asfaltimi i rrugës lagjja Hoti në fshatin Bradash, pastaj ndërtimi i kanalizimit fekal në Gërdoc, dhe është bërë rregullimi i shtratit të lumenjve në Metehi dhe Majac. Është bërë ndërtimi i rrugës lagjja Çenogë fshati Pakashticë e Epërme. Rregullimi i rrugës në lagjen “Kastrati”. Trotuaret janë rregulluar në fshatin Dumnicë, Majac, Letanc, Llapashticë si dhe në një pjesë të fshtatit Batllavë. Gjatë kësaj periudhe është asfaltuar rruga në Lupç të poshtëm, në Lladoc, rruga në Obranqë, në Konushec si dhe rruga 7.5 km e gjatë në fshatin Dumosh.

  1. Trajtimin e ujërave të zeza përmes ndërtimit të kolektorit për Gllamnikun

Ka përfunduar ndërtimi kolektorit Gllamnik-Konushec. Është ndërtuar edhe kolektori në Dumnicë dhe kolektori Batllavë-Gërdoc. Janë ndërtuar gjithsej 39.5 km rrjet i kanalizimit fekal. Komuna e Podujevës gjatë vitit 2016 ka përfituar një donacion nga Austria përmes Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza në Orllan. Vlera e këtij investimi është 5.3 milionë euro dhe do të zbatohet nga një kompani austriake.

  1. Ndërtimi i palestrës sportive në qendër të qytetit

Vitin e kaluar është shpallë tenderi për ndërtimin e palestrës sportive në Podujevë, por ndërtimi nuk ka filluar ende.

  1. Finalizimi i unazës se brendshme të qytetit

Vitin e kaluar ka filluar ndërtimi i rrugës “Te Xhamia” në Podujevë ku parashihet që të ketë edhe infrastrukturën përcjellëse ndriçim publik, kanalizim fekal, kanalizim atmosferik, rrjet të ujësjellësit, sinjalizim horizontal e vertikal, urën mbi lumin Llap (afër kompleksit banesor “Malësia”), që përfshin unazën e brendshme të qytetit. Punimet janë duke vazhduar.

  1. Ndërtimi i bulevardit të qytetit që do të quhet “Bulevardi i Dëshmorëve”

Ndërtimi i Bulevardit të qytetit nuk ka filluar. Ndërkohë, Komuna ka shpallë tender për zgjerimin, ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Zahir Pajaziti” së bashku me infrastrukturën përcjellëse. Ndërkohë, në fillim të këtij viti në “Sheshin e Dëshmorëve janë vendosur shtatoret e katër heronjve të Kosovës Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Ilir Konushefci dhe Edmond Hoxha, projekt i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.

  1. Pyllëzimi i parkut të paqes me 3.5 hektar me fidane pishe të të gjitha llojeve në Podujevë

Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës.

  1. Lidhja e fshatit Dumosh me fshatrat e tjera përmes rrugëve të asfaltuara

Rezultati është zero.

  1. Finalizimi i projektit të ndërtimit të kolektorit për trajtimin e ujërave të zeza, me gjatësi të përgjithshme afër 16 km, për fshatrat Lupç i Poshtëm- Majac-Popovë

Vitin e kaluar ka filluar ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza Lupç i Poshtëm – Majac-Popovë (faza I) dhe ndërtimi i kanalizimit fekal në Lupç i Epërm, ndërsa sipas projektit, punimet duhet (planifikohet) të përfundojnë sivjet.

  1. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatrat Lupç i Epërm dhe Popovë

Ndërtimi i kanalizimit Lupç i Epërm-Popovë ka përfunduar.

  1. Asfaltimi i të gjitha rrugëve në fshatin Llapashticë të Poshtme

Është asfaltuar rruga që lidh lagjet Muçiqi dhe Kodraliu në Llapashticë të Epërme.

  1. Fasadimi i ndërtesave të banimit kolektiv duke filluar nga banesat në afërsi të spitalit

Rezultati është zero.

  1. Ndërtimi fushave të hapura të volejbollit, tenisit dhe basketbollit në Podujevë

Rezultati është zero.

  1. Rregullimi i sheshit kryesor të qytetit

Rezultati është zero.

  1. Ndërtimi i sistemit të ndriçimit publik në fshatin Shtedim deri të pika kufitare në Merdar

Rezultati është zero.

  1. Ndërtimi i fushave të sportit në lagjen e Brecalive në Podujeve dhe në fshatin Gllaminik

Ka filluar ndërtimi i fushës së sportit në lagjen e Brecalive dhe një në fshatin Lluga dhe ato janë në fazën e finalizimit. Por, nuk ka filluar ende ajo në Gllamnik.

  1. Ndërtimi i kolektorit të ujerave të zeza në fshatin Majac dhe Pollat

Rezultati është zero.

  1. Vazhdimi i asfaltimit të rrugës kryesore në fshatin Bervenik deri në pjesën e skajshme

Rezultati është zero.

  1. Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit publik në fshatrat Batllavë, Orllanë dhe Metehi

Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit publik në fshatrat Batllavë, Orllan e Metehi nuk ka filluar. Ndërkohë, Komuna ka nënshkruar kontratë për ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik në qytet, ku edhe ka filluar ndërrimi i poçave elektrik, shtyllave, etj. Ndërkohë, një tender tjetër e ka hapur për ndërtimin e ndriçimit publik në rrugët e qytetit.

  1. Rregullimi i trotuarit si dhe një fushë sporti në fshatin Metehi

Rezultati është zero.

  1. Instalimi i rrjetit të kanalizimit në fshatin Orllan

Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit dhe po ashtu ndërtimi i impiantit biologjik për trajtimin e ujërave të zeza në këtë fshat ka filluar në vitin 2017 dhe është investim i Qeverisë Zvicerane.

  1. Kënde të lojërave për fëmijë si dhe kënde rekreative-sportive në fshatin Obranq

Rezultati është zero.

  1. Ndërtimi i trotuarit dhe sistemi i ndriçimit publik në fshatin Dumnicë.

Një pjesë e trotuarit përgjatë rrugës kryesore të fshatit Dumnicë është ndërtuar më herët. Ndërsa ndriçimi publik nuk ka filluar.

PUNËSIM

  1. Do të ketë më shumë vende pune në mënyrë që ta çrrënjosim varfërinë.

Gjatë renovimit të shkollës “Isa Boletini” përmes programit Kosova e Bukur II nga ky projekt janë punësuar 42 persona te regjistruar si punëkërkues në entin e punësimit. Vendet e Punës janë krijuar edhe përmes përkrahjes me subvencione në sektorin e bujqësisë përkrahja e 100 bletarëve me nga 10 shoqëri bletësh ka rezultuar me punësimin e 100 personave përkrahja e 30 fermerve me nga 1 serrë me hapësirë 3 ari ka rezultuar me punësimin e së paku 60 personave përkrahja me 135,000 fidanë me mjedër. Gjatë kësaj periudhe (qershor –dhjetor 2016) është hapur fabrika për përpunimin e perimeve-specave në partneritet me një firmë gjermane ku janë punësuar mbi 300 veta. Është hapur edhe qendra për grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e pemëve dhe perimeve në Sfeçël, ku fillimisht do te punësohen 15 veta dhe ne vone pritet qe ky numër te arrije rreth 100 te punësuar. Po ashtu është bërë hapja e një fabrike për përpunimin e ushqimit nga Gjermania dhe janë punësuar rreth 70 persona.

Qeverisja e Mirë

  1. Do të forcohet roli i gruas në vendimmarrje.

Komuna e Podujevës së bashku me Organizaten “Helvetas” ka nënshkruar marreveshjen me të cilen Podujeva bëhet ndër komunat e para që ofron mundësi punësimi për gratë brenda projektit “Gratë në puna online”.

Kreu i komunës ka emruar në pozitën e drejtores për kulturë, rini e sport një grua, tani numri është dy gra në poziten e udhëheqjes së drejtorive, një ka qenë me herët në udheheqese e drejtorisë së inspekcionit.

 

 

SHËNDETËSI

  1. Funksionalizimi i spitalit të përgjithshëm të qytetit

Spitali i qytetit ka qenë në plan të funksionalizohet në vitin 2017. Ndërsa në muajin maj reparti i Maternitetit është zhvendosur nga QKMF-ja në objektin e Spitalit, por në tërësi spitali akoma nuk është funksionalizuar.

  1. Ndërtimi i objektit të ri të QMF në fshatin Obranq

Komuna kishte shpallë tender në vitin e kaluar për ndërtimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në fshatin Obrançë, por më vonë e kishte anuluar këtë aktivitet të prokurimit.

SHERBIME PUBLIKE

  1. Përkrahje për zejtarët e qytetit, duke ju ofruar kushte me të mira pune si dhe mundësi për ekspozim të mallrave

Rezultati është zero.

  1. Parkingu nëntokësor në zonën qendër (Podujeva I)

Rezultati është zero.

  1. Pajisja e banesave të qytetit me ashensorë

Rezultati është zero.

  1. Rregullimi dhe ndriçim i hyrjeve banesore

Rezultati është zero.

  1. Ndërtimi i këndeve të lojërave për fëmijë veçmas në zonat urbane

Rezultati është zero.

  1. Renovimi dhe modernizimi i hapësirave të stadiumit të qytetit “Zahir Pajaziti”

Ky projekt ka filluar gjatë vitit 2017 dhe është projekt i përbashkët i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komunës së Podujevës. Pas ndërtimit të fushës nga MKRS-ja, ka filluar ndërtimi i ulëseve, por projekti ende nuk ka përfunduar në tërësi.

  1. Rregullimi i rrugëve dhe vendosja e sistemit të ndriçimit publik në lagjen e “Dëshmoreve”

Ky projekt nuk ka filluar. Por, komuna ka nisur procedurat e prokurimit për ndërtimin e infrastrukturës përcjellëse për shtëpitë e rasteve sociale në Lagjen e Dëshmorëve-kyçja në rrjetin furnizues elektroenergjetik.

SHËRBIME SOCIALE

  1. Përkujdesje ndaj personave me nevoja të veçanta.

Komuna me 13 tetor të 2014 ka angazhuar në punë njëditore (me pagesë) 10 persona me nevoja të veçanta. Ata janë sistemuar në ofiqari me qellim rritjen e qasjes në jetën e përditshme për personat me nevoja të veçanta. Komuna dy herë radhazi gjatë 2014 ka mbështetur organizatën ‘Hendikos’ ku përfaqësohen personat me nevoja të veçanta. Mbështetje herën e para ka konsistuar me mjete financiare prej 3.500 euro dhe herën e dytë në ofrimin e disa pajisjeve për inventarizim të objektit. Komuna e Podujevës sipas MAPL është njëra nder komunat me numrin me te madh të personave të punësuar ne administratë qe i takojnë kategorisë se njerëzve me aftësi te kufizuara.

  1. Ndërtim të shtëpive të karakterit social

Janë ndërtuar 10 shtëpi të tilla në gjithë territorin e komunës dhe përfitues kane qenë kryesisht familjet me gjendje të vështirë ekonomike, por edhe familjet e dëshmorëve. Komuna për ndërtimin këtyre 10 shtëpive ka shpenzuar 97 mijë euro. Projekti për ndërtimin e shtëpive sociale nga Podujeva ka nisur para 6 vite dhe për çdo dit janë ndërtuar nga 10 shtëpi. Ndërtimi i këtyre shtëpive është i ndarë nga projekti për ndërtimin e shtëpive afër lagjes së Kuvajtit ku në shtator të 2013 kanë përfunduar ndërtimi i 30 shtëpive.

SPORT

  1. Ndërtimi i një qendre rekreative-sportive në fshatin Kërpimeh.

Janë ndërtuar fushat sportive dhe rekreative në fshatin Kërpimeh dhe është mbuluar fusha sportive në fshatin Lupç i Poshtëm. Si dhe Janë ndërtuar terrene sportive të Salla e Sporteve “Hakif Zejnullahu” në Podujevë. Keto projekte kane qene pjesërisht të përkrahur financiarisht nga ana e MKRS.

ZHVILLIM EKONOMIK

  1. Ndërtimi i një Zone Industriale për bizneset.

Komuna e Podujevës ka parapare 37 hektarë në Livadicë për zonë industriale, por kontestet pronësore dhe adresimi i lendeve nga pale të ndryshme ne Gjykate e kane lëne çështjen e hapur.

  1. Do t’i përkrahim femrat në biznes, duke ofruar trajnime dhe duke krijuar lehtësira për bizneset që udhëhiqen nga femrat.

Komuna e Podujevës është në proces të ndryshimit të rregullores për taksa dhe tarifa Komunale ku parashohim lehtësira për gjininë femërore.

  1. Krijimi i kushteve më të favorshme për zhvillim ekonomik lokal.

Udhëheqësit e Podujevës kanë realizuar një takim me Kryetarin e Komunës së Kriva Pallankës së Maqedonisë ku të dyja komunat janë pajtuar që bashkërisht të aplikojnë në CBC Cross – Border Cooperation në kuadër të Komisionit Evropian. Qëllimi kryesor i projektit është zhvillimi ekonomik-social, përmes ngritjes së infrastrukturës në sektorin e mbrojtjes së ambientit. Komuna e Podujevës nga ky projekt do të përfitojë ndërtimin e kolektorit në Liqenin e Batllavës në gjatësi 4,2 km. Ky projekt ka koston 484,323,00 euro.. Projekti i iniciuar me komunën e Kriva Pallankes ka dështuar. Komisioni Evropian nuk është shprehur i gatshëm të financojë një projekt të tillë. Në ndërkohë Komuna e Podujevës është përfituese e ndërtimit impiantit për trajtimin biologjik të ujërave të zeza në fshatin Orllan do të financohet nga Qeveria e Zvicrës, ndërsa implementues është organizata CDI. Qeveria zvicerane ka ofruar një donacion rreth 600 mijë euro.

Komuna ka ndërtuar tregun e gjelbert në qytet i cili tani më është funksional dhe besohet të ketë ndikuar pozitivisht në lehtesimin e ndermarrjeve të vogla të këtij qyteti.

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu