Agjenda e aktiviteteve për Ditën e Çlirimit të Podujevës

0

Për nder të 19 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Podujevës, Komuna e Podujevës organizon aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, thuhet në njoftimin e zyrës për informim transmeton portali PodujevaPRESS.com

Agjenda e aktiviteteve që do të mbahen për nder të 20 vjetorit të Çlirimit të Podujevës:

E martë, 18.06.2019

Ora 12:00

Turne në volejboll për femra

Palestra e sporteve “Hakif Zejnullahu”

E mërkurë, 19.06.2019

Ora 10:00

Homazhe dhe vendosje të buqetave me lule pranë shtatoreve në Sheshin “Ali Ajeti” dhe në Sheshin e Dëshmorëve.

Ora 11:00

Marshim me automjete të terrenit malor

(Relacioni: Hotel Besiana-Beni Dona-Tabet e Llapashticës-Kompleksi Memorial në Penuhë-Kompleksi Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan)

Ora 18:00

Ekspozitë e artit figurativ (nxënësit e shkollave fillore)

Holli i Teatrit “Avdush Hasani”

Ora 19:00

Koncert Sh.K.A. Josip Rela

Forumi Rinor i Ashkalive

Sheshi “Ali Ajeti”

Për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Podujevës, më 16.06.2019, në Palestrën e sporteve “Hakif Zejnullahu” është mbajtur Turneu memorial në karate “Curri-Begolli”, ku morën pjesë klube të karatesë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.