Al Khelaifi ndodhet në Madrid: Neymar, Oblak, Meunier…? (Foto/Video)

0

Nasser Al Khelaïfi ndodhet në Madrid. Raportohet se ai ndodhet në Spanjë shkaku i Neymarit, apo edhe ndoshta për shkak të Oblak, portierit të Atleticos. Teksa nuk përjashtohet edhe një lëvizje e Munier në “Santiago Bernabeu”.

Sipas të përditshmes spanjolle AS, numri një i Paris Saint Germainit, Nasser Al Khelaïfi, ndodhet në Madrid, transmeton Gazeta Express.

Ai është xhiruar duke drekuar në një nga restorantet në Madrid, teksa nuk dihen ende motivet e ndodhjes së numrit një të PSG-së në Spanjë.

Megjithatë raportohet se ai ndodhet në Madrid ndoshta për shkak të situatës së Neymar, i cili ende nuk mund të debutojë me PSG-në.

Por, ka spekulime se klubi francez është duke kërkuar portierin e Atletico Madridit, Oblak, teka nuk përjashtohet edhe Munier, mbrojtësi i djathtë që e kërkon Real Madridi si zëvendësues të Danilos, që u transferua në Manchester City.

AS raporton se për të marrë Oblak, PSG-ja është e gatshme t’ia ofrojë Pastoren Atleticos. /Gazeta Express/