ARKEP do të bllokojë thirrjet shqetësuese që vijnë nga Mali i Zi

0

Dhjetëra qytetarë janë ankuar në rrjete sociale se janë duke u shqetësuar nga numrat të panjohur me prefiksin malazez (+382680800112). Thirrjet nga këta numra po i harxhojnë kreditë.

Kryetari i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka thënë për KosovaPress, se janë duke e analizuar këtë fenomen së bashku me operatorët vendor dhe atë të Malit të Zi. Sipas tij nëse vazhdojnë këto thirrje shumë rregullatorë së bashku me operatorinTelekomi i Kosovës në bashkëpunim me Malin e Zi do t’i bllokojnë këto thirrje.

“Jemi duke e analizuar këtë fenomen së bashku me operatorët tan dhe atë të malit të Zi. Qytetarët nuk tariforen edhe nëse pranojnë çfarëdo thirrje , përveç kohës që janë në roming jashtë vendit . Sipas operatorit Telekomi i Kosovës nuk është numri i madh i këtyre thirrjeve , por nëse pranohen thirrje të tilla shqetësuese Telekomi së bashku me operatorët dhe në së bashku me kolegët e rregullatorit të Malit të Zi do të bllokojmë numrat nga vijnë këto thirrje. “, tha Gashi, përmes një përgjigje elektronike.

Gashi po ashtu ka thënë se ARKEP do të njoftojë për rezultatet e analizës dhe hapat që do ti ndërmarrin. Ai ka hedhur poshtë dyshimet se ky fenomen ka të bëjë me dukurinë sim-to-sim.