ARKIVË: Ja si u ndalua Walkeri te Tabet e Llapashticës gjatë luftës në Kosovë (Foto/Video)

0

William Walker, kreu i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) misioni në Kosovë, kishte sfiduar urdhërin e dëbimit të cilin qeveria jugosllave ja kishte lëshuar, por ai ka qëndruar në Kosovë edhe pasi afati i fundit kishte skaduar në ora 16:00 raportonin mediat nderkombëtare të asaj kohe, transmeton PodujevaPRESS.com

Mediat shkruanin se deri më tani nuk është raportuar se ai ka e ka lëshuar Kosovën.

Qeveria jugosllave e kishte urdhëruar atë të largohet pasi ai kishte akuzuar serbët për masakrimin e 45 shqiptarëve të Kosovës të cilëve ushtria dhe policia serbe trupat u’a kishte gjymtuar, ku këto trupa të masakruara u zbuluan në afërsi të fshatit Reçak.

Në mëngjes Walker u kthye në një pikë që kontrollohet nga serbët pasi ai u përpoq për të udhëtuar në një zonë të mbajtur nga luftëtarët shqiptarë të UÇK-së në Podujevë.

William Walker shkruanin mediat e asaj kohe se nuk ishte I gatshëm për ta lëshuar vendin.

Në vend të kësaj ai vazhdonte me punën e tij, duke kontrolluar se të dyja palët në luftën në Kosovë janë duke mos e zbatuar nga anët e tyre të armëpushimin të nënshkruar në tetorin e kaluar (1998).

Lexo po ashtu: Kështu demostrohej gjatë viteve 90’ta në Podujevë (Foto/Video)

Walker u urdhërua të largohet, pasi akuzoi publikisht policinë serbe për masakrimin e 45 shqiptarëve etnikë në fshatin jugor të Kosovës Reçak javën e kaluar.

Ish-ambasadori i SHBA-ve në El Salvador, I është dhënë dy ditë afat për t’u larguar nga Jugosllavia.

Ish-ambasadori u ndalua në dalje të Podujevës, kur ai dhe grupi i OSBE-së ishin përpjekur për të udhëtuar në një zonë të mbajtur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, në fshatin Llapashticë.

Ai u ndalua në një postbllok të policisë serbe.

Anëtarët e grupit ishin përpjekur për të bindur serbët të lënë të kalojnë, por më kot.

Pasi nuk u lejua të kalojë ai u detyrua të kthehet në zyren e tij në Prishtinë./PodujevaPRESS/

Bëje LIKE faqen PodujevaPRESS për tu njohur me lajmet e fundit nga Podujeva: KLIKO KËTU

© PodujevaPRESS. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara