ARKIVË: Marshimi triumfues i pjestarëve të UÇK-së në Podujevën e çliruar |PAMJE EKSKLUZIVE

0

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, lufta Çlirimtare e saj është faqja më e lavdishme në historinë tonë që ju kundërvu me guxim dhe vetmohim makinerisë ushtarake dhe genocidit barbar serb për çlirimin njëherë e përgjithmonë të Kosovës prej kolonizatorit serb.

Lufta e drejtë e saj për çlirim kombëtar është vepra më heroike e popullit tonë, është UÇK-ja dhe lufta e saj ajo e cila e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë çështjen kombëtare shqiptare në arenën botërore.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 24 mars 1999, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave ushtrake e policore serbe dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori.

Redaksia e portalit PodujevaPRESS.com do të jus jell disa foto nga marshimi i pjestarëve të UÇK-së të Zonës Operative të Llapit nëpër qytetin e Podujevës më dt.15 shtator 1999. Pjestarët kishin dal për ti përshëndetur një numër shumë i madh i qytetarëve në ato ditë të para të lirisë.

Për më shumë ju ftojmë ti shikoni këto foto që flasin shumë: