ARKIVË: Muhamet Çaki,  mësuesi nga Shkodra  i cili e solli abetaren e parë në Podujevë!

0

Në rrethin e llapit gjatë Luftës së Dytë Botërore të gjitha shkollat u hapën mbështetur në dekrete, njfoton PodujevaPRESS.

Dekretet i kishin vulat e veta katrore dhe të rrumbullakta. Me rregullore shkollat nëpër fshatra duhej të ishin katërklasëshe, ndërsa, pas një kohe në Podujevë qe hapur edhe klasa e pestë.

Në  klasën e parë në këto shkolla mësohej me abetaren e botuar Tiranë, e cila u soll fshehtas nga mësuesi i Shkodrës, Muhamet Çaki. Kalimi i kufirit u bë në mes të Koliqit e Sharbanit.

Në klasën e parë, veç shkrim-leximit, zhvilloheshin edhe lëndët aritmetikë, vizatim, fizkulturë, dhe këngë./PodujevaPRESS/