Arrestohet djali i këngëtarit të famshëm, pasi akuzohet për kontrabandë

0

I biri i këngëtarit meksikane Pepe Aguilar është arrestuar në Kaliforni për trafik njerëzish.

Doganierët amerikanë thonë se Jose Aguilar u arrestua nga agjentët federalë të cilët gjetën katër emigrantë të paligjshëm nga Kina në bagazhin e makinës së tij.

Avokati që përfaqëson z Aguilar, Jeremy Warren, tha se rasti nuk kishte të bënte me këngëtarin e famshme.

“Jose Aguilar është një i ri i cili do të adresojë këtë çështje në gjykatë, jo me shtypin,” tha ai.

Emigrantët janë shprehur se kanë paguar nga 3 mijë dollar deri në 60 mijë, transmeton express.

Pepe Aguillar është një këngëtar shumë i famshëm ku ka fituar edhe 4 çmime Grammy dhe ka një yll në bulevardin e famshëm të  “Walk of Fame”, ‘Hollywood’.