Avni Arifi e konfirmon ndërprerjen e bisedimeve Kosovë-Serbi

0

Delegacioni i Serbisë në Bruksel i ka ndërprerë bisedimet që nisën sot për shkak të vrasjes së liderit të SDP, Oliver Ivanoviqit.

Këtë e ka konfirmuar udhëheqësi i delegacionit në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, Avni Arifi.

“Është e vertet që delegacioni serb e ka anulu takimin që është dasht të filloj në orën 10 për shkak të vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Se a do të vashdojnë bisedimet do ta kuptojmë sot në mbrëmje por krejt kjo është qëndrimi i delgecaionit serb”, ka thënë Arifi.

Ai ka shtuar se për këtë ndërprerje janë informuar nga zyrtar BE-së, pasi nuk kanë raporte direkte me delegacionin.

Mediat serbe kanë raportuar se ndërprerja e bisedimeve ka ardhur edhe si pasojë e ‘kërcënimeve’ të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ndaj Serbisë.

Mirëpo, Arifi ka thënë se përpos arsyes për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, nuk është dhënë ndonjë tjetër.