Banorët e Orllanit sot protestojnë për këtë arsye

0

Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë ne Kosovë në bashkëpunim me banoret e Orllanit me rrethin organizojnë protestë lidhur me rrënimet që po bëhen dhe kërkesën për një projekt zhvillimor ekonomik në Orllan.

Protesta do të mbahet sot në orën 14:00, në Orllan, konkretisht nga pika e karburantit deri te shkolla.

“Orllani nga një komunë që ishte dikur me mbi 30.000 banorë është kthyer në një vend me 3000 banorë , krejt kjo ka ndodhur si mungesë e investimeve nga institucionet tona, po nuk mungon rrënimi dhe shfrytëzimi i resurseve tona nga institucionet tona. Iu bëjmë thirrje bashkëvendëseve që janë banorë dhe atyre që janë shpërngulur nga Orllani dhe fshatrat përreth të bashkëngjiten në protestë, të kërkojmë investime në rrugët e 11 fshatrave përreth Orllanit, plan-projekt për zhvillimin e turizmit që të krijohen vende pune në mënyrë të mos ketë shpërngulje të banorëve”, tha ai.

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu