Barcoleta e Ditës

0

Pijaneci dhe Prifti

Në një qytezë angleze një i dehur e rrahë gruan e vet, ndërsa aty afër në mënyrë të qetë e shikon atë rrahje një prift. Një zonjë i afrohet priftit dhe, ashtu e shqetësuar, e drejtohet:

– Aman, pse nuk futeni në aksion?

– E pamundur, zonjë, është ende gjallë!

________________

 

Burri dhe Gruaja

 

Burri, pas tri dite, kthehet nga terreni. I drejtohet gruas:

– A mos më ka kërkuar kush?

– Jo, i dashur, askush? Po ka qenë një lypës…

– Dhe…?

– Ai kërkoi diçka që nuk përdor ti dhe unë e futa brenda…

______________

 

Puntorët

Dy vetë bartin piano në katin e shtatë të një pallati. Pasi arrijnë, të mbushur frymë, njëri thotë:

– Të them të drejtën, më shumë e dua flautin!

– Pse?

– Ka zë më të këndshëm!