Barcoleta e Ditës

0

Vajza dhe Djali

Djali dhe vajza dalin të shëtisin në lulishte. Kalojnë çaste pa folur asnjëri. Vajza, që ta thyeje monotoninë, i thotë djalit:

– Çka po mendon, pash nderin?

– Njësoj si ti! – ia ktheu djali.

– Uh, zoti të marroftë! Sa banal je!

___________

 

Qytetari dhe Polici

Në stacionin e policisë i dëmtuari i drejtohet inspektorit:

– Ju lutem, gjithsesi më duhet të flas me hajnin.

– Pse?

– Aq shumë kam dëshirë të di se si ka mundur të futet në banesë në orën tre të mëngjesit e të mos dëgjojë gruaja ime!

_____________

 

Burri i dehur

Burri i dehur kthehet në shtëpi rreth orës tre pas mesnate.

– Si duket, pas të gjithave, shtëpia jote është çerdhja më e sigurt, apo jo? – i thotë gruaja.

– Këtë nuk e di, – thotë burri. – Por shtëpia paraqet lokalin e vetëm që, në këtë kohë, është i hapur…