Barcoleta e Ditës

0

Taksisti

Në stacionin e trenit në Edinburg një skocez, i shoqëruar me gruan dhe katër fëmijët, i afrohet taksistit:

– Sa kërkon që të na çosh në shtëpi? Nuk është larg. Nga këtu ka vetëm katër kilometra.

– Një funt për të ty; një për shoqen tënde, kurse për fëmijët asgjë.

Skocezi mendoi një çikë dhe iu drejtua fëmijëve:

Hyni ju të katër fëmijët në taksi, kurse unë dhe mamaja juaj i hipim autobusit.

 

______________

 

Recepcionisti dhe Mysafiri

Në një hotel recepcioneri e zgjon mysafirin:

– Zotëri, në sa ora e keni porositur zgjimin, në shtatë apo në tetë?

– Jo, por në nëntë. Sa është ora tash?

– Dhjetë!

 

_______________

 

Shokët

– Dy gjëra nuk po të lënë të luash mirë futboll, – i thotë shoku shokut.

– Po thuaj, ore, cilat janë ato gjëra? – u interesua ai.

– Dy këmbët tua!