Barcoleta e Ditës

0

Shkoi Rrusta te avokati dhe e luti që të bënte akuzë kundër fqinjit i cili, në një moment afekti, e kishte quajtur kali i Nilit.

          – Mirë, – i tha avokati, – kur ju ka ofenduar ashtu?

        – Para tre muajsh!

        – Kurse ju me kaq vonesë dëshironi ta akuzoni për ofendim?

        – E, po, zotëri avokat, dje për herë të parë kam qenë në kopsht zoologjik dhe e pashë se si dukej kali i Nilit.Doktori

 

  • Doktori dhe pacienti

          Pacienti– Doktor, e kam gëlltitur orën!    

         Doktori- a po të dhemb?

          Pacienti- vetëm kur po e kurdisë!

 

  • Majmuni lavdërohet para papagallit:

           Majmuni -Më shiko, të lutem, eci si njeri, mund të përdor duart si njeri, mund të ulem në karrige pranë tavolinës dhe të ushqehem si njeri.

          Në të vërtetë di të bëj çdo gjë si njeri…

         Papagalli – kjo që thua ti është mrekulli, – ia kthen papagalli, – kurse unë di të flas.