Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit jep detaje se si hynte armatimi në Kosovë

0

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Fadil Begu ka treguar sonte detaje të ndryshme nga lufta e UÇK-së.

Begu ndër të tjerash ka thënë se Zahir Pajaziti ka qenë shumë i përgatitur edhe fizikisht edhe psiqikisht.

Bashkëluftëtari i tij Begu ka deklaruar poashtu se stërvitjet në atë kohë kanë zgjatur rreth pesë javë para se të hynte armatimi në Kosovë.

“Stërvitjet kanë zgjatur rreth 5 javë, në këto stërvitje ka ardhë Hafiz Vërmica me pseudonimin Agim Spahiu, është prezantuar para neve. Disa e kemi njoftë, disa të tjerë jo por është prezantu në postin e Shefit të Shtabit të Ushtrisë. Na ka marrë secilin një nga një ka biseduar me ne na ka pyet se a jemi të gatshëm me kalu përmes kufirit me armatim dhe me hy në Kosovë, Grupin e Llapit, Prishtinës, Kaçanikut, Ferizajt, Deçanit. Në Grupin e Llapit vetëm një person ka deklaruar se nuk hy përmes kufirit. Por në  fund është vendos që mos të hyjmë përmes kufirit sa kam dhe sa kam informacione përmes kufirit ka ardhë vetëm Sali Çeku. Ai ka qenë i dërguari i Qeverisë në Ekzil, që ka ardhë me misionin e tyre, ne nuk kemi njofto atë deri në atë kohë. Organizmin për të shku në Shqipëri e ka bërë Zymer Berisha dhe një tjetër. Kushtet të cilat i kemi pasur atje kanë qenë të tmerrshme por ne kishim një qëllim”, ka thënë Begu, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu në Tv Dukagjini ka thënë e me Zahir Pajazitin përpos që kanë qenë shok kanë pasur edhe lidhje familjare.

“Me Zahirin përpos që kemi qenë shokë kemi pas edhe lidhje familjare, kam qenë dhëndër i familjes dhe bisedat me të kanë qenë më të afërta se me të tjerët. Kur është kthy në vitin 1995 atë kohë i vdiq edhe nana dhe atëherë ka vendos për fillimin e aksioneve, kemi vendos që të dalim në Kaçakoll për t’i ushtruar disa të rinj në qitje së pari dhe a mundemi t’i sigurojmë armët. Ndodhën si ndodhën gjërat nuk kemi arrit me dal atje me stërvit. Zahiri ka qenë i përgatitur edhe psiqikisht  edhe fizikisht. Zahiri ka thënë se Bahri Brisku ka intervenuar për lirimin e tij nga burgu”,ka shtuar Fadil Begu./Indeksonline/

(Foto: Fadil Begu)

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu