Batatina: Gjyqtarë skandalozë, ferizajasit shtriheshin sikur në Bajën e Lluzhanit

0

Tahir Batatina ka akuzuar rëndë gjyqtarët e ndeshjes Llapi-Ferizaj (0:0), të cilët sipas tij kishin udhëtuar drejt Podujevës vetëm për të dëmtuar skuadrën llapjane.

“Ndeshjen Llapi-Ferizaj e vendosën gjyqtarët. Nuk u akorduan dy penallti për ne. Është një turp i madh. Nëse janë kundër nesh, më mirë të na tregojnë dhe të mos financojmë. Ky referim është më skandalozi i mundshëm”, deklaroi Batatina pas ndeshjes, përcjellë “GazetaOlle.com”.

“Ferizaj mendoi që është në Bajën e Lluzhanit sepse futbollistët e tyre qëndruan të shtrirë gjatë gjithë kohës. Ndihmësit e mi e kanë matur kohën, nuk është luajtur futboll për 20 minuta. Gjithsesi ne s’do të ndalemi”, shtoi Batatina.

Gjyqtarë në ndeshjen mes Ferizajt dhe Llapit ishin Mervan Bejtullahu, Lumturie Muhadri, Selami Haziri dhe Artan Tahiri.