Befason Barcelona, transferon yllin e Kombëtares shqiptare? (Foto)

0

Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit, është në planet e Barcelonës për sezonin e ri

E përditshmja sportive katalane, Mundo Deportivo, ka përpiluar listën e të gjithë alternativave të mundshme që po shqyrton Barcelona, e cila mendon të përforcojë krahun e djathtë të prapavijës, i cilësuar si pika më e dobët në edicionin e fundit, që pas largimit të Dani Alvesh.

“Barça nis operacionin ‘anësor’” titullohet artikulli i cili rendit të gjitha alternativat që po shqyrtojnë katalanasit, duke filluar nga emra si Joshua Kimmich e Héctor Bellerín, për të vazhduar me alternativa më pak të njohura për publikun spanjoll, por që me siguri mund t’i bëjnë punë kësaj skuadre.

Duke u ndalur në kampionate të ndryshme, tek ai italian, “Mundo Deportivo” identifikon vetëm dy futbollistë të cilët shfaqin interes për Luis Enqirues.

I pari është 19-vjeçari Pol Lirola, i cili është huazuar nga Juventusi te Sassuolo. Ndërsa i dyti është pikërisht Elseis Hysaj.

“Ai është shumë i mirë në mbrojtje dhe në sulm, por me pak aftësi teknike për Barcelonën”, shkruan e përditshmja spanjolle.

Pas interesimit gjithnjë e në rritje të skuadrave angleze si Chelsea e Arsenal, monitorimi nga Barcelona do të rritë edhe më shumë vlerësimin për Hysajn, i cili që tani shihet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në qarkullim në Evropë. /Express/