Besa ‘shpërthen’ ndaj Tahir Batatinës (FOTO)

0

Besa ka pësuar humbje nga Llapi në ndeshjen premier para finales së Kupës ku do të takohen këto dy skuadra.

Pas ndeshjes Batatina tha se Besa është në procedura gjyqësore dhe do të eliminohet nga Kupa.

Kjo nuk i ka pëlqyer Besës, të cilët kanë shigjetuar shumë fjalë ndaj Batatinës, duke pretenduar se e kanë dominuar lojën, edhe pse në fund humbën 2-0.

“Me një lojë mjaftë dominante dhe angazhuese te treguar nga djemët e Besë në fund rezultati ishte jo real. Ajo çfarë na bëri përshtypje nga KF Llapi ishte një dekleratë e pa matur nga “strategu” më i madh llapjan Batatinjo. Ky ekspert duke marrë epitetin e Prokurorit dhe Gjykatësit deklaron pa turp se Besa do te eleminohet nga Kupa pasi gjendët në procedura gjyqësore. I mjeri ky nëse tani është dorëzuar nga finalja dhe gjitha shpresat i ka varur te Prokurori dhe Gjykatësi. Batatinjo ne sot të treguam futboll e ti fitove pa meritë sepse referimi ishte tendencioz. Por në finale te Kupës shpresojmë se nuk do ti kesh këto rrethana letëhsuese dhe aty duhësh të shpalosesh “diturinë” tënde për futbollin sepse nuk fitohet pa meritë dhe me pallavra”.

:Mjerë ai klub i cili mbetet që trajneri të jetë zëdhenës, kryetar, drejtor, ekspert i sigurisë, ekspert i ndërtimit, auditor, financier, shpifës, gjykatës dhe prokurorë. Ku o katandisur futbolli kosovar kur dekleratat e një pallavraxhije duhet ti komentojmë”, shkruan KF Besa .

/olle/