Bien temperaturat e nxehta në vend, ja sa do të jetë moti sot në Podujevë

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën dhe të dielën vendi do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe i ndryshueshëm, ku vende –vende ( kryesisht të shtunën dhe të dielën në orët e pasdites) do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me erëra, reshje shiu të karakterit lokal dhe shkarkime rrufesh.

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 20-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe verilindja shpejtësia e së cilës vende-vende mund të arrijë mbi 14m/s.