Blaku: Mrika Thaçi ja bëri numrat Agim Veliut |PAMJE

0

Pakënaqësi e akuza ka edhe për kreun e komunës së Podujevës, Agim Veliu.

Ky i fundit po akuzohet nga opozita se po e injoron kuvendin komunal dhe nuk po vjen për të raportuar për financat e vitit të kaluar,.

Këshilltarët opozitarë të VV-së dhe PDK-së në Podujevë e kanë bojkotuar mbledhjen e Kuvendit Komunal pasi, sipas tyre, kryetari i Komunës, Agim Veliu, është duke e injoruar organin legjislativ.

Arbër Blaku nga PDK-ja në Podujevë ka akuzuar asambleisten Mrika Thaçi se ishte ajo që u kthye në seancë për ta bërë kuorumin për vazhdimin e seancës. Blaku ka thënë se Agim Veliu nuk po raporton para qytetarëve për punën që po e bënë.

Kurse nga VV-ja në Podujevë kanë thënë se Agim Veliu është i zënë me partinë e tij në qendër e nuk po i intereson Podujeva.