Bletët e çuditshme që prodhojnë ‘mjaltë të xhindosur’

0

Thellë në malet e Himalajeve jetojnë disa bletë të cilat prodhojnë atë çfarë banorët e quajnë “mjaltë e xhindosur”. Mjalti i ‘xhindosur’ ose mjalti i kuq prodhohet nga bletët gjigande të Himalajeve.

Ato janë bletët më të mëdha në botë dhe bëjnë mjaltë të pazakonshme. Ato e prodhojnë këtë mjaltë duke kullotur nëpër lulet e quajtura ashe.

Mjalti i bërë nga ky nektar ‘helmues’ është një halucionogjen i fuqishëm në njerëz dhe thuhet se ka përfitime të mëdha shëndetësore.

Në sasi të vogla, kjo mjaltë është relaksuese – ose dehëse. Ajo përshkruhet si mjaft e këndshme. Në doza të mëdha, kjo mjaltë mund të shkaktojë ‘helmim’ ose ‘dehje nga mjalti’, që shkakton të vjella, dobësim të muskujve dhe parregullsi të zemrës.

Edhe pse është e dëmshme në doza të larta, vendasit ngjiten në male për ta marrë atë. Kjo mjaltë thuhet se shkakton edhe halucinacione – kjo është edhe arsyeja pse ajo quhet ‘mjalti i xhindosur’.

 

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu