Çitaku takon Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson (Foto)

0

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka pasur një takim të shkurtër me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Përmes një publikimi në Facebook, Çitaku është shprehur e nderuar me bisedën që ka patur me një prej zyrtarëve më të lartë të shtetit amerikan.

“Dje ishte një natë e jashtëzakonshme duke festuar Pavarësinë e SHBA’së. Isha e nderuar që bisedova shkurt me Sekretarin Tillerson. Kosova është e bekuar me një aleat dhe mik si SHBA’në”, ka shkruar Çitaku.

Rex Tillerson është zgjedhur si Sekretar Shteti nga Presidenti Donald Trump. Tillerson në të kaluarën kishte qenë shef ekzekutiv i një prej kompanive më të mëdha të naftës në botë, Exxon Mobil, kurse në këtë post e ka zëvendësuar ish-Sekretarin John Kerry.