Çka raportonin agjentët e CIA-së, për ardhjen e agjentëve të UDB-së dhe atyre të Enver Hoxhes në Podujevë?

0

Ashtu siq kemi raportuar edhe më heret sikur shumë komuna tjera, as komuna e Podujevës nuk i ka shpëtuar pa vrojtuar dhe përcjellur dinamikën e jetës shoqërore. Kjo është bërë nga agjencia më e fuqishme e intelegjencës në botë, asaj amerikane, CIA, shkruan portali PodujevaPRESS.com

CIA amerikane para pak ditësh ka deklasifikuar me mijëra dokumente deri më tani konfidenciale për publikun e gjerë.

Në një raport të dates 16 qershor 1955, të cilin e posedon PodujevaPRESS, agjentët e CIA-s raportojnë se në disa qytete të ish Jugosllavisë agjentët e shtetit shqiptar së bashku me ata të shërbimit sekret Jugosllavë të quajtur UDB, po mbajnë takime në ato vende ku ka refugjatë të ardhur nga Shqipëria, të cilët kanë ikur nga regjimi i atëhershëm i Enver Hoxhes.

 

Idea e mbajtjes së këtyre takimeve me refugjatët ishte që të arrinin ti bindnin për tu kthyer në Shqipëri, ani pse ata e kundërshtonin një gjë të till dhe kërkonin që të shkonin në vendet përendimore.

Në raport përmendet konkretisht vetem qyteti i Podujevës dhe Nikshiqi, ku në NIkshiq raportohet të ketë pasur tentim nga refugjatët për ti goditur agjentët e ardhur nga Shqipëria, por ata u morën në mbrojtje nga UDB-ja.

 

Ndërsa në Podujevë, agjenti raporton të mos ketë pasur dhunë, por aty përmendet për dhunën që kishin përjetuar refugjatët nga regjimi i Enver Hoxhes si dhe për dhunën që po e ushtronte UDB-ja ndaj tyre. /PodujevaPRESS.com/