Cristiano Ronaldo: “Do të largohem nga Reali, nuk ka kthim prapa” (Foto)

0

Cristiano ka vendosur të largohet nga Spanja

E përditshmja sportive portugeze, A Bola, gjatë ditës lëshoi ‘bombën” duke raportuar se katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, dëshiron të largohet nga Spanja, transmeton Gazeta Express.

Sipas A Bola, portugezi dëshiron të largohet nga “Santiago Bernabeu” pasi është i indinjuar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.7 milionë euro.

“Tashmë e kam vendosur, do të largohem nga Reali. Nuk ka kthim prapa”, raporton Marca t’u ketë thënë Ronaldo bashkëlojtarëve në Rusi, ku Portugalia po përgatitet për Kupën e Konfederatave.

Manchester United, Manchester City, Paris Saint Germain dhe disa klube nga Kina janë duke monitoruar situatën e krijuar në Madrid, që mezi po presin të bëjnë hapin e madh për Cristianon.

394 ndeshje, 406 gola – këto janë statistikat Ronaldos me Realin që nga viti 2009, kur u transferua nga “Djajtë e Kuq”.

Robert Lewandowski, Antoine Griezmann, Kylian Mbappe, Paulo Dybala dhe Neymar, shihen si zëvendësuesit e mundshëm të CR7. /Express/