Demarkacioni pritet të votohet të dielën

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të dielën pritet të votojnë marrëveshjen e demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se seanca pritet të thirret rreth orës 10:00.

Qeveria nesër në mbledhjen e saj do ta miratoi marrëveshjen e arritur në mes të Presidentit Thaçi dhe atij malazez, Vujanoviq.

Menjëherë pas miratimit të marrëveshjes nga ekzekutivi, do nis përgatitja për seancën e jashtëzakonshme e cila pritet të mbahet para asaj solemne./Indeksonline/