Dhunë në familje në Podujevë, babai rrah djalin dhe gruan

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:30 në Podujevë, ka ndodhur një rast i dhunës në familjare. Raportohet se i dyshuari ka rrahur gruan dhe djalin e tij, si rezultat i dhunës së ushtruar djali ka pësuar lëndime trupore.

“I dyshuari K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar dhe kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë gjatë incidentit djali i të dyshuarit ka pësuar lëndime të lehta (gërvishtje në dorë). Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu