“DISKRIMINIMI REGJIONAL”-ME APO PA QELLIM!?

0

Shkruan Bajrush Behrami

Interesant të themi, se kuadrot llapjane, asnjëherë nuk janë përfaqësuar denjësisht në asnjë qeveri që është udhëhequr nga PDK, apo AAK, por veç kur qeverinë e ka udhëhequr LDK!? Ska dyshim se perfituesit me të mëdhej regjional në Kosovë janë ato regjione që përfaqësohen në qeveri. Dihet tanimë se projekte te ndryshme, madje në shumë raste, marrin kahje tjeter, pavarësisht nga nevoja e ndonjë pjese regjionale për projekte të caktuara, apo te pakten shtytja bëhet andej prej kah vjen, ministri, apo kryeministri.

Sigurisht që projektet tanimë te shpallura publikisht, si ajo; një autostradë per Rrafshin e Dukagjinit (e cila po most e ishte kryeministri nga ajo anë zor se do ishte përmendur) e cila synon që të ndertohet, më duket njera nga Klina e tjetra nga Istogu, sigurisht që janë projekte te mira dhe i shërbejnë popullates, por qe na e merr mendja se duhen kryer ato projekte të cilat kanë filluar me vite dhe nuk jane finalizuar ende. Si rruga për Mitrovicë, ajo për Pejë dhe tani krejt ne fund kjo rruga e Llapit, per te cilen një ish minister i infrastruktures, shumë sinqerisht me pat thënë, se nje zot e di se kur do mbaroj.

Duke e parë veprimin e qeverisë dhe kryeministrit aktual, dyshoj se do ketë qasje të njejtë ne projektet e caktuara infrastrukturore. Prandaj edhe në të
kaluaren është punuar dhe punohet sipas asaj qe thamë më lartë;Secili për vete. Siç po shihet, rruga e filluar nga Podujeva per Prishtinë e ndertuar deri ne fshatin Gllamnik, ka ngecur si pasojë e mungeses së mjeteve, apo sipas nje  variant tjetër per shkak të ankesave të operatorëve që kanë konkuruar. Nuk e di se ku ekziston e vërteta, por e di se ne terren nuk ka punime. Regjioni i Llapit me se shumti është përfaqesuar në qeveri vetem atëherë kur qeverinë e ka drejtuar LDK-ja. Por, asnjëherë nuk ka pas minister në qeveritë e udhehequra nga PDK, apo AAK-ja. Mendoj se ky standard nuk do te duhet qe te ishte parim normal, sepse qeveria veç qe do përbehej nga njerëz të zot dhe ekspert do duhej qe edhe regjionalisht të përfaqësohej dhe kompletohej.

Behet pyetja: A ka llogari elektorati t’u jap voten atyre qe nuk mund t’ua kthejnë premtimet e dhëna gjatë fushatave. Kurrsesi! Sepse per ‘tua kthyer
borxhin duhet që të kenë në dorë pushtet ekzekutiv. Kjo në këtë rast nuk po ndodh, sepse nje regjion i tërë nuk ka asnjë perfaqesues në ekzekutivin e
Kosovës. Madje me sa di unë as të vetmin një zv.minister nuk kanë pasur idenë që ta vendosin. Si një mohikan të vetëm bile. Edhe pse, as këta zv.ministrat praktikisht nuk kanë “gjë në dorë”, se të gjitha kompetencat i ka minsitri, apo kryeministri. Votuesit në të ardhmen duhet që të orientohen tek partitë që mund të marrin hise në ekzekutiv dhe t’ua kryejnë projektet që paraprakisht u premtojnë ne fushata.

Faktikisht, është edhe tjetra; nga treva e Llapit ne PDK, apo AAK nuk ka pas figura që prodhojnë ide dhe pragmatizëm dhe kështu do ishin të denjë në
konkurrencën dhe me ndikimin e tyre në këto parti të përfaqësohen denjësisht. Më shumë i kanë shikuar punet e veta, postin, apo hesapet tjera. Madje mendoj se lidershipit te ketyre partive u ka konvenua kjo situate, sepse edhe ka perfaqesues, por per vendosje janë ata vet. Nga këto parti të shumtën në qeveri kanë marr hise ato treva që gjithmonë me vota kanë dal dobët. Si ne PDK ta zëmë. Përkundër që dega në Llap ka dal shumë më mirë. Ndersa ndryshe qëndron puna me LDK-në. Këtu ka dhe ka pas figura me ndikim dhe që mund te thuhet se kanë ndikuar shumë në shtytjen e shumë projekteve, siç janë rrugët, apo infrastruktura tjetër.

Opinion, autor Bajrush Behrami