Drita tregohet e fortë për Llapin (FOTO)

0

Drita ka shënuar fitore me rezultat 2-0, ndaj Llapit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 16-të në Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë në këtë ndeshje nuk sjelli asnjë gol.

Në pjesën e dytë u shënuan të dy golat e fitores.

Fillimisht Betim Haxhimusa shënoi në minutën e 74’ për rezultatin 1-0.Për 2-0, shënoi mesfushori Erjon Vucaj në minutën e 90+3’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 31 pikë.

Ndërsa Llapi në vendin e shtatë me 24 pikë.