Duan të prishin magjinë e zezë duke e therur, dhia bën të pabesueshmen me thikën mbi kurriz (Foto)

0

Çfarë do të mendonit nëse në rrugë do shihnit një dhi me një thikë gjigante të ngulur mbi kurrizin e saj?

Epo, kjo ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku përballë një hoteli shumë të frekuentuar nga të famshmit janë gjetur shenja gjaku, më pas autoritet i kanë ndjekur gjurmët dhe kanë hasur në një dhi që po lëngonte me thikën mbi shpinë.

Policia beson se dhia ka qenë duke u therur si një sakrificë në një ritual të magjisë së zezë, por është arratisur nga litarët e saj me thikën mbi kurriz.

Dhia e zezë u gjet në plazhin Camps Bay në Cape Town – një vend turistik – përballë The Bay Hotel, i cili vizitohet vetëm nga të famshëm.

Mendohet se një grup adhuruesish të djallit e kishin marrë dhinë e zezë, ngjyra e sajë shtë e rëndësishme për ritualin e magjisë, deri në breg për ta therur.

Doreza e thikës në shpinën e dhisë është gjetur e mbështjellë me një rrobë të kuqe dhe përreth saj kishte qime njerëzore.

Një shoqatë bamirëse për shpëtimin e kafshëve u thirr nga policia dhe arritën në kohë që ta shpëtonin dhinë, e cila tashmë po rehabilitohet deri në shërim të plotë.

Dhia u operua menjëherë nga një veteriner dhe tehu i thikës u hoq pa ia dëmtuar organet e rëndësishme, e fatmirësisht pa pasuar as infeksione.

 

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu