E pat puna e atyre që kanë përdorur Viberin

0

Hulumtuesit e University of New Haven Cyber Forensics Research and Education Group në SHBA kanë bërë një hulumtim për Viber, nga i cili kanë zbuluar se aplikacioni i famshëm mobil për komunikim, është tejet i pasigurtë, dhe rekomandojnë që i njëjti të mos përdoret, sepse të gjitha të dhënat e dërguara nga përdoruesit, mund të merren nga çdokush dhe kurdoherë.

Në fakt, ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se së fundmi ata kanë gjetur disa të meta të mëdha të sigurisë dhe mënyrën se si Viber i pranon fotografitë, doodles (postimet e shkruara me dorë), videot, apo edhe të dhënat për lokacionin e përdoruesit.