E tmerrshme: Shërbëtorja bie nga kati i shtatë, gruaja nuk e ndihmon por e filmon

0

Një grua është dënuar me burg pasi filmoi shërbëtoren e saj, ndërsa binte nga kati i shtatë i një ndërtese në Kuvajt dhe nuk e ndihmoi.

Pamjet shokuese tregojnë shërbëtoren nga Etiopia duke qarë për ndihmë duke u mbajtur me njërën dorë në kornizat e dritares para se të binte në një strukturë metali.

Çuditërisht, ajo i mbijetoi rënies, duke thyer vetëm një krah dhe mori lëndime të tjera të lehta.

Gruaja që mban aparatin duke e filmuar dëgjohet duke thënë: “E çmendur, kthehu.”

Tani ajo është dënuar me 1 vit e tej muaj burg për filmimin e shërbëtores së saj duke rënë dhe mosdhënien e ndihmës.

Ajo u akuza në mars 2017 për filmimin dhe publikimin e një videoje pa pëlqimin e individit.

Shërbëtorja e tmerruar në video dëgjohet duke bërtitur për ndihmë pak para se dora e saj të rrëshqiste duke rënë fillimisht mbi një tendë dhe më pas në strukturën metalike.

Punëdhënësja nuk bëri asnjë reagim ndërsa vazhdonte ta filmonte.

 

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu