Era Istrefi këtë vlerësim ka për menaxherin e saj

0

Si e ftuar në Prive Extra, këngëtarja Era Istrefi në mesin e shumë zhvillimeve në karrierën e saj, veçoi një datë.Krahas Shkurtit 2016 si momet i nënshkrimit të kontratës me Sony Ultra Music, Era përmendi Prillin e vitit 2015, shkruan Telegrafi.

Ky moment ka qenë pika e kthesës për këngëtaren e cila është marrë nën menaxhim nga Faton Shoshi.

Duke folur për Shoshin, ajo shprehu fjalët më të mira për punën e personit që nuk i është ndarë pothuajse në asnjë moment përgjatë gjithë këtij rrugëtimi.

‘Puna e tij nuk është pa e pa krahasueshme, eshtë sikur motorri i makinës që nuk shihet por bon punë të madhe për të cilën jam tepër falemnderuse’ – shtoi Era.