Fahri Osmani minister i ri i Inovacionit e Ndërmarrësisë

0

Që nga nesër ministër i ri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë do të jetë, Fahri Osmani i cili vjen nga dega e PDK-së në Podujevë.

Këtë për portalin tone e ka konfirmuar një burim brenda PDK-së, i cili nuk ka dashur që të identifikohet. Ky emërim vjen pas shkarkimit të ministrit të deri tanishëm të Inovacionit, Besim Beqaj.

Ndryshe, ky është emërimi i parë në një pozitë të tillë nga Partia Demokratike e Kosovës i cili vjen nga komuna e Podujevës.