Fatmir Sejdiu tregon nëse do të kandidojë për kryetar të LDK-së

0

Ish- presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ekskluzivisht për “Gazeta Blic” është deklaruar për procesin e brendshëm zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sejdiu, haptas u shpreh se është i gatshëm të marrë përgjegjësi në LDK, por theksoi se ambiciet për udhëheqjen e kësaj partie do të bëhen të ditura pas të jenë shapllur zgjedhjet nga Këshilli i Përgjithshëm.

“Unë jam respektues i normes, zgjedhjet ligjërisht ende nuk janë shpallur në LDK, sepse do të shpallen nga Këshilli i Përgjitshëm dhe të nënshkruara nga kryetari i partisë dhe një moment i tillë ende nuk ka ndodhur. E di që janë bërë disa përgatitje. Është e rëndësishme që LDK të bëjë përgatitjet e mira dhe të nevojshme dhe të bëjë që aty të përfshihen të gjitha kriteret e nevojshme që të ketë një proces të mirë, transparent, një proces gjithëpërfshirës, një proces që nuk lë anash shansin e barabartë për të gjithë dhe një proces që do të jetë ofertë e mirë për gjithë njerëzit që e duan LDK dhe e duan vizionin e saj politikë, prandaj unë sot nuk kam përgjiegje që ju keni kurreshtjen, jam që LDK nga një proces i tillë të dalë e fuqishme, të marrë rolin e saj që duhet ta ketë në lidershipin e vendit absolutisht në zgjedhjet që mund të vijnë. Unë do ta shprehi qëndrimin tim për këtë garë, ajo që unë e kam thënë gjithmoë jam nga njerëzit që asnjëherë nuk kam ikur nga përgjegjësit e rëndsishmë që ka LDK-ja, pra për të dhënë kontributin tim të veçant dhe në këtë kuadër ju që e keni kurreshtejn e drejpërdrejt do të jap mendimin në momentin e duhur po ose jo”, ka thënë Sejdiu.

Ai, tutje shtoi se në të kaluaren procesi zgjedhor në LDK nuk ka qenë fer dhe nuk e ka respektuar filozofinë e LDK-së, duke aluduar në rizgjedhjen e Isa Mustafës kryetar të LDK-së me aklomacion pasi nuk e kishin lejuar të kishte kundërkandidat.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë: