FC Prishtina e ndërron prap stadiumin, tani luan në Podujevë (FOTO)

0

Klubi më i madh në vend, Prishtina, sërish ndërron stadium. Ndeshjen e javës së 19 kundër Drenicës e zhvillon në stadiumin e qytetit, “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Kjo për shkak se terreni në Obiliq ku Prishtina i zhvilloi ndeshjet në vjeshtë nuk është në gjendjen më të mirë.

LEXO EDHE: A e dini se në Podujevë po mbahet Champions League?!

Dueli Prishtina – Drenica luhet të premten nga ora 13.00. /Arbresh.info