Fëmija goditet në këmbë nga plumbi, dërgohet në QKUK

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një fëmijë në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj është goditur nga një plumb bredhës në këmbë.

“Një mashkull K/Shqiptar (fëmijë) është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, pasi që i njëjti është goditur në këmbë nga një plumb bredhës. Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe njësit policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/