Fëmija kosovar që mësoi për një vit gjermanishten

0

Emri i saj është Anila dhe është vetëm 10 vjeçe. Në Gjermani ka emigruar si refugjate shtatorin e vitit 2015 dhe atëherë nuk e dinte asnjë fjalë gjermanisht, shkruan Insajderi.

Por brenda një viti, ajo është bërë nxënëse model në shkollat për refugjatë në Gjermani. Ajo ka arritur ta mësoj gjuhën gjermane brenda një viti.

“Kjo ka impresionuar mësuesit e shkollës, sidomos mësuesin e saj Wilfried Kessler me të ciilin ka mbajtur orë mësimore dy herë në javë me vetëm dy orë mësimore.

Anila është pjesë e një shkolle speciale e cila ka për qëllim që të mësojë fëmijët refugjatë në Gjermani të cilët nuk kanë mundësi të hynë direkt në shkollat e ndryshme.