Flamurtari e turpëron Llapin

0

Drita ka bërë një hap prapa në luftë për titull në Ipko Superligë, pasi u mposht bindshëm 3:1 nga Trepça ’89, ndërkohë që Prishtina dhe Gjilani u ndan baras, me Flamurtarin që e arriti një fitore të madhe 3:0 kundër Llapit në luftë për mbijetesë në ligën elitarë kosovare.

Llapi 1:4 Flamurtari

Flamurtari e turpëroi Llapin duke e mposhtur 4:1 në Podujevë, në një ndeshje shumë të rëndësishme për klubit nga kryeqyteti.

Gentrit Begolli dy herë, Shend Kelmendi dhe Festim Krasniqi nga një herë shënuan katër golat e triumfit të madh të kuqezinjve në Podujevë.

Golin e vetëm për skuadrën e Llapit e shënoi Muhamed Hyseini.

Llapi ngel në pozitën e shtatë me vetëm 24 pikë, ndërkohë Flamurtari nuk lëviz nga pozita e nëntë, e cila dërgon një rang më poshtë në futbollin kosovar. /Gazeta Express.