Gjendet 16 vjeçarja e zhdukur në Prishtinë

0

Një 16-vjeçare që ishte raportuar si e zhdukur të hënën është gjetur nga babai i saj.

Ndonëse prindi i saj e kishte raportuar në Policinë e Kosovës si të humbur ajo pasi është gjetur nga babai ka thënë se me vetë dëshirë ka bashkëjetuar me një person.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës dhe urdhër të prokurorit i dyshuar është liruar, ndërsa rasti mbetet ende nën hetime.

“Viktima moshë e mitur e raportuar e zhdukur është gjetur nga prindi-babai i saj me ç’rast në deklarimin e saj të dhënë në prani të punëtorit të QPS-së, ka deklaruar se ka bashkëjetuar me vetëdëshirë me personin e dyshuar mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rikthe një koment

Ju lutem shkruani komentin!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu