Gjendet një mjet i dyshimt në Podujevë

0

Një mjet shpërthyes është gjetur në Podujevë.

Pas raportimit të rastit në Policinë e Kosovës, njësitet përkatëse kanë tërhequr atë në mënyrë të sigurt.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar informon se për deri sa ishte duke punuar kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes të tipit I-9.

Njësia policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.

Nuk raportohet për ndonjë incident”, bën të ditur Policia e Kosovës.