Gjilani dhe Llapi ndajnë pikët

0

Nuk ka fitues në Gjilan, ku skuadra vendase barazoi 1:1 me Llapin. Ishte lojë pa ndonjë persion të madh ku futbollistët në fushë dhanë gjithçka për të fituar, mirëpo ndoshta edhe u kënaqën me një pikë të fituar.

Zgjim Mustafa e kaloi Gjilanin në epërsi pas një periudhe të mirë të vendasve, kur Llapi barazoi në sekondat e fundit të pjesës së parë kur penalltinë e ktheu në gol Florim Bërbatovci.

Llapi me këtë barazim po largohet nga pozita e dytë apo e tretë që është edhe synim i klubit.