Gjobitet Llapi e Batatina

0

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka gjobitur Llapin me 1 mijë euro, si dhe trajnerin e saj Tahir Batatina.

Përmes faqes zyrtare të Federatës bëhet e ditur se Llapi është gjobitur për shkak të hedhjes së gjësendeve në fushë në ndeshjen ndaj Ballkanit, transmeton Koha.net.

“KF “LLAPI“ nga Podujeva në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për lëshime të evidentuara në organizimin e ndeshjes së javës së; XXIII-të të Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; Llapi – Ballkani e zhvilluar me datë 16.03.2019 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë (raportet zyrtare; hedhje e gjësendeve në fushë minutat; 52’, 53’, 85’), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe nenit 10 paragrafi 2, dënohet me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë euro)”, thuhet në komunikatë.

Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1).

Kurse Tahir Batatina, është gjobitur si drejtor i Llapit, për sjellje të gabuara (ushtrim i presionit në gjyqtarët e takimit me motivacion së janë deleguar qëllimisht nga krerët e FFK-së për të dëmtuar Llapin) në ndeshjen ndaj Ballkanit.