Greva e mësimdhënësve, MASHT i drejtohet me këto dy propozime qeverisë!

0

Greva e mësimdhenësve ka shtyer Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që t’i drejtohet me dy propozime Qeverisë së Kosovës për të zgjidhur problemin e grevistëve.

Valmir Gashi, zëdhënës i MASHT-it ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se gjatë ditës së djeshem ia kanë përcjellur dy propozime të ndryshme qeverisë lidhur me kërkesat e punonjësve të arsimit publik që kanë hyrë në grev që nga dita e hënë e kësa jave.

“Ne si ministri i kemi bërë dy propozime qeverisë në varët pastaj se si vendos, secili propozim e ka nga një pikë që ka të bëjë me rritje të koficientit, do të thotë me trajtim ndryshe për mësimdhënësit edhe për sëcilin propozim është një pikë e përbashkët që pas kësaj marrëveshje që do të arrihet me fillu një dialog gjashtë mujor bashkë me SBASHK-un dhe DKA-në që me marrë përgjegjësi për gjendjen në arsim edhe jemi duke pritur prej qeverisë, nëse qeveria e vlerëson atë që e kemi dërguar ne pastaj ia përcjell komisionit për arsim”, tha Gashi për “Gazeta Blic”.

Ai bëri të ditur se rritje për pagat e mësimdhënësve është paraparë edhe edhe në buxhetin e këtij viti, por nga kjo rritje sipas Gashit, përfitues do të jenë vetëm mësimdhënësit e shkollave të mesme.

Në anën tjetër Sindikata e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka bërë të ditur se nuk do ta ndërpresin grevën, pa u përmbushur kërkesat e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se duan rritje së paku 30 për qind, në mënyrë që mësimdhënësit t’i kthehen punës së tyre dhe të nis gjysmëvjetori i dytë shkollor.

Ndryshe, nga ana e tyre është paralajmëruar zgjatja e grevës për muaj të tërë në rast të mos plotësimit të kërkesës ndërsa kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë kompromis nën 30 për qind./Gazeta Blic/