Hajredin Hyseni uron fillimin e ri shkollor në Komunën e Podujevës

0

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës dega në Podujevë Hajredin Hyseni – Dini ka uruar të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor të shkollave të komunës së Podujevës me rastin e fillimit të vitit shkollor 2017 -2018, transmeton PodujevaPRESS.com

Ky është urimi i tij:

Të nderuar nxënës, mësimdhënës dhe prindër,
Nesër është një ditë e shënuar për mijra nxënës, mësimëdhënës dhe prindër. Disa prej nxënësve për herë të parë mësyjnë qerdhet e diturisë, të tjerë vazhdojnë hapin aty ku e kishin lënë në qershor, ndërsa mësimdhënsit me misionin fisnik të shpërndarjes së dijes e bëjnë këtë ditë të veçntë pë prindërit dhe për shoqërin tonë. 
Arsimi është themeli i zhvillimit të çdo shoqërie. Investimi në arsim do të thotë zhvillim ekonomik dhe mirëqenie e shoqërisë.
Andaj, ju dëshiroj vit të suksesshëm shkollor nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe gjithë stafit edukativ dhe arsimor në Komuën e Podujevës.